Vijimi i dialogut Prishtinë-Beograd është vijon të mbetet çështja për të cilën SHBA-të dhe BE po punojnë intensivisht. Sot në Kosovë pritet mbërritja e një delegacioni të lartë shtetëror nga Shtëpia e Bardhë. Në krye të tij do të jetë John Erath, kryeshefi për çështjet evropiane në Këshillin Kombëtar të Sigurisë Amerikane.

Bashkë me Erath ka udhëtuar edhe drejtori për çështje të Evropës në Këshillin Kombëtar, William Berkley. Siç raporton “Zëri”, në Serbi dhe në Kosovë do të zhvillojnë një vizitë edhe një delegacion i lartë i Bashkimit Evropian, i udhëhequr nga kryesuesi i Komitetit për Punë të Jashtme dhe raportuesi për Serbinë, David McAllister.

Vizita e tyre do të fillojë sot në Serbi dhe do të përfundojë me 2 mars në Kosovë. Bashkë me këtë delegacion do të jetë edhe raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes. Delegacioni i Parlamentit Evropian nuk e përkrah idenë për vendosjen e kufijve mes dy vendeve në vija etnike, dhe sipas tyre një ide e tillë nuk duhet të jetë synim i Kosovës dhe Serbisë. (TemA TV)