Kryeministri Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, njofton për bizneset, tatimet dhe vendimet që hyjnë në fuqi nga 1 Janari:

’11 mijë biznese do paguajnë tre herë më pak tatim fitimi nga 1 janari, sesa një vit më parë. Tavani i biznesit të vogël do shkojë nga 80 në 140 dollarë, dhe kjo do ndihmojë punësimin dhe vetëpunësimin. Më parë bizneset paguanin 10 %, deri sot 15% , por nga janari do paguajnë vetëm 5 %. Jemi një ekonomi ku 91% e atyre që bëjnë biznes do paguajnë vetëm 5 % taksë. Në gjithë rajonin është dyfish ose edhe me lart. Më 1 janar nuk ka më taksë për imputet bijqësore mbi vlerën e shtuar, të gjithë fermerët në gjithë Shqipërinë do kenë kostot më të ulëta që kanë pasur ndonjëherë”.

Sot leku s’ka qenë asnjëherë më i fortë, sipas të dhënave nga banka. Sipas Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga vizitorët e huaj në Shqipëri në 9 muaj, janë rritur me 158 milion euro krahasuar me vitin e shkuar. Shqiptarët udhëtuan më shumë këtë vit jashtë vendit dhe kjo pasqyron dhe gjendjen financiare. Ata shpenzuan 136 milion euro, shumë më shumë sesa vitin e kaluar. Janë të regjistruar si të punësuar 1 milion e 132 mijë e 362. Pra 262 mijë më shumë të punësuar nga viti 2014./ Tiranapost.al

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here