Pas protestës së djeshme të opozitës, pasi kanë kqyrur pamjet e sigurisë Policia e Shtetit ka nisur shoqërimet e qytetarëve të etiketuar “si problematikë” e të përfshirë në akte dh.une.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se kanë rezultuar “problematikë” rreth 68 persona, 40 prej të cilëve janë arr.estuar nga polica dhe 28 të tjerë janë shoqëruar për tu marrë në pyetje.

Sakaq bëhet me dije se të paktën 10 efektivë të policisë kanë marrë lë.ndime prej mjeteve të forta dhe piroteknike të hedhura në drejtim të tyre.

Mes të plag.osurve, siç raportoi gazetarja janë edhe 4 protestues.

Gjatë protestës së djeshme, policia iu bëri vazhdimisht thirrje në megafon protestuesve dhe organizatorëve të protestës për të mos hedhur lëndë piroteknike pasi rrezikohet jeta e policëve.

Thirrje iu është bërë edhe kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe sekretarit organizativ Gazment Bardhi që të marrin masa që protestuesit të ndërpresin veprimet e dh.unshme.