REPORT TV ka siguruar dosjen e plotë hetimore të vjedhjes së armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit. Mes armatimit të vjedhur është edhe një pushke amerikane me dylbi M4, disa kallashnikovë si dhe një sasi prej rreth 5 mijë fishekësh. Dyshimet e para janë se autorët kishin informacion nga brenda bazës. Të arrestuar deri tani janë 2 roje dhe 2 përgjegjës, të cilët akuzohen se kanë shkelur rregulloren ushtarake. Të arrestuarit janë; Lesko Ramosaçaj 52 vjeç, Edlir Nelaj 42 vjeç, Ervis Memsulaj 23 vjeç dhe Ardit Ramaj 25 vjeç.

Lista e armatimeve të vjedhura në bazën e Pashalimanit;
2 arme luftarake automatike model 56 me bajonet shtize
700 fisheke luftarake 7.62m qe perdoren nga arme luftarake pistolete TT model 54
3691 fishekë luftarakë qe perdoren nga armet luftarake automatik blindshpues djeges
40 granata dore luftarake
40 ndezesa per granata dore luftarake
1 kreher hark automatik luftarak
1 pushke M-4 karabine luftarake model 14.5 me barrel 5x56x45mm
1000 fisheke luftarake model 5.56mm x 45mm me maje te rrubullaket normal
4 krehera rezerve per 30 fisheke luftarake 5.56mm

Dinamika/ Zbardhet kronologjia e vjedhjes së bazës së Pashalimanit
REPORT TV zbardh të gjithë kronologjinë e vjedhjes së bazës së Pashalimanit mesnatën e së enjtes. Autorët kanë shkallmuar zgarën metalike të depos duke shkëputur kunjat nga muri për t’u futur brenda duke marrë armatimet. Nga këqyrja e vendit te ngjarjes nuk janë gjetur gjurmë të vlefshme që mund të dërgojnë në identifikimin e autorëve. Por në anën e jashtme të gardhit rrethues, poshtë rrugës është gjetur një armë luftarake tip ML model 56 me nr.1600288, në gjendje të rregullt të padëmtuar dhe disa fishekë që u kanë rënë.

Në shërbim natën që është kryer vjedhja kanë qenë; Ardit Ramaj me detyre oficer informacioni dhe shërbimi, përgjegjës roje rreshter ka qenë Lesko Ramosaço. Ndërsa rojë shërbimi në depon e armatimit ka qenë Anit Nelaj i cili ka dorëzuar shërbimin e rojës tek Ervist Memsulla. Gjatë natës roja i shërbimit Ervist Memsulla ka qëndruar në shërbim deri rreth orës 03.30 dhe me pas është larguar dhe kthyer përsëri rreth orës 06.00 ka vazhduar shërbimin e rojës pa ushtruar kontroll në objekt dhe më pas nuk ka pritur rojën marrës të shërbimit, por është larguar nga vendi.

Ervist Memsulla ka shpjeguar se natën e ngjarjes ka qenë në shërbim dhe rreth orës 03.30 për shkak të motit me shi dhe ere është larguar nga vendi shërbimit dhe ka shkuar rreth 700m larg vendit të shërbimit, duke e braktisur atë dhe ka qëndruar deri rreth orës 06.00 me pas është kthyer ne vendin e shërbimit, ka qëndruar aty deri rreth ores 08.00 dhe me pas eshte larguar.

Përgjegjësit nuk kontrolluan bazën ushtarake
Sipas hetimit, Edlir Nelaj me detyre përgjegjës ndërrese shërbimi ka hartuar procesverbalin e marrjes së shërbimit të rojës nga Lesko Ramosaco pa qene prezent personeli i shërbimit dorëzues, por kete veprim e ka dokumentuar ne kundershtim me ligjin duke nenshkruar tek libri marjes se sherbimit ne emer te personelit te marrjes se sherbimit te rojes.

Po keshtu ne kundershtim me rregulloren e brendshme Lesko Ramosaco dhe Edlir Nelaj nuk kane ushtruar kontroll fizik ne objektet perkatese ku kryehej sherbimi rojes, duke mos ushtruar ne kete menyre edhe kontrollin fizik ne depon e armatimit ku edhe eshte konstatuar vjedhja e armatimit dhe municionit luftarak.

Ja çfarë deklaruan përgjegjësit e turneve
Ardit Ramaj ka shpjeguar se kam qene detyre dhe nuk kam ushtruar kontroll tek sherbimi rojes, po keshtu edhe Lesko Ramosaco është pyetur nga policia gjyqesore si person nen hetim ka shpjeguar se, gjate sherbimit ka shkuar rreth per kontroll tek sherbimi rojes se depos se armatimti rreth ores 02.45 te dates 10.01.2019 dhe pasi ka marre kontakt me rojen e sherbimit e ka pyetur ate rreth sherbimit dhe nuk ka ushtruar kontroll fizik ne objekt dhe me pas eshte larguar nga ky vendsherbimi dhe nuk eshte kthyer me aty per kontroll.

Po keshtu nuk rezulton qe ai te kete bere edhe marrjen dhe dorezimin e sherbimit te rojes konforme rregullores se brendshme, per rrjedhojë Edlir Nelaj ka hartuar edhe procesverbalin e marrjes se sherbimit pa pranine e tij dhe personit te sherbimit te rojes ne kete repart ushtarak, kete fakt e ka pranuar edhe Edlir Nelaj kur eshte pyetur nga policia gjyqesore i cili ka shpjeguar se, dokumenti ne fjale eshte hartuar dhe nenshkruar prej tij pasi personeli sherbimit te rojes ishte larguar nga vendsherbimi rojes.

Denoncimi i ngjarjes
Klement Rrapushi me detyre pergjegjes i bazes materiale ne repartin ushtarak të Pashalimanit ka konstatuar vjedhjen e ndodhur ne depon e armatimit. Klement Rrapushi ka njoftuar personelin e sherbimit te rojes prane ketij reparti dhe konkretisht Eduart Dhanon me detyre shefi logjistikes dhe ne vijim ky i fundit ka bere njoftim ne policine ushtarake Vlore.