Zidane u largua nga Reali pasi nuk ra dakord me presidentin e klubit, Florentino Perez, për të ardhmen e Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo-s.

“Zidane e bëri shumë të qartë kur vendosi largimin nga klubi. Ai dëshironte ta mbante Ronaldon në skuadër dhe ta shiste Bale, dhe presidenti në fund e bëri gjen e kundërt.

Zidane po ashtu dëshironte disa transferime tjera, dhe të shiste lojtarë të tjerë përveç Bale, mirëpo dëshirat e tij nuk u pranuan, kështu që ai vendosi të largohet.

Dhe ai kishte të drejtë”, ka thënë ish-presidenti i klubit, Ramon Calderon.

Ronaldo u largua nga Reali gjatë verës për 112 milionë euro për të kaluar në Juventus, kurse Zinedine Zidane ende është i pa punë, pas fitimi të tri Ligave të Kampionëve radhazi.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here