Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur në aksin Elbasan Librazhd, në të cilin u përfshi makina e ambasadës ruse.

Gazetari Fatmir Popja raporton për “BalkanWeb” se në aksident kanë mbetur të dë mtuar një çift rus, që po udhëtonin në drejtim të Librazhdit.

Sipas gazetarit Popja, të pla gosurit janë identifikuar si Nikhain Kruchinina dhe Darja Igor Kruchinina, 35-vjeç.

Sipas burimeve zyrtare, Nikhain Kruchinina ka thy erje të dorës, si pasojë e përplasjes, ndërsa gruaja e tij ka dë mtime të lehta në trup. Makina e çiftit rus u përplas me një mjet tip “Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi Besnik Gora.