Pas shperthimit tragjik te Gerdecit, i ndjeri Kosta Trebicka foli per ‘New York Times’ duke faktuar perfshirjen e Shkelzen Berishes (i biri i ish-kryeministrit Berisha) ne kete biznes vdekjeprures.

Por, çfare ndodhi pas publikimit te ketyre fakteve ne NYT, te deshmuara nga Trebicka?

Ky i fundit u vra. Dhe natyrisht qe  u vra nga ata qe ishin te trembur nga ato qe  Trebicka dinte.

Kete e deshmon edhe vete gazetari investigativ i “New York Times” Guy Lawson.

Ai shprehet qarte se ‘Kosta Trebicka u vra’.

Vdekja e Kosta Trebickës, nuk ishte aksident, por vrasje. Kjo është bërë e ditur nga gazetari investigativ i “New York Times” Guy Lawson, pas ngjarjes se rende.

I pyetur nga gazeta “Panorama”, gazetari amerikan shprehej se vdekja e Trebickës ishte vrasje dhe aspak aksident. Duke folur për librin e tij ’Armët dhe Çunat’, gazetari Lawson shprehet se Trebicka ka shumë mundësi të jetë vrarë.

“Kosta Trebicka ishte një kërcënim për shumë njerëz. Në Shqipëri ai ishte në gjendje të lidhte zyrtarët dhe politikanët e korruptuar që qëndronin pas marrëveshjes me AEY, me shpërthimin në Gërdec. Specifikisht ministrin e Mbrojtjes, Mediu dhe Ylli Pinarin e MEICO­-s. Por shumë më e rëndë­sishme, ai ishte në gjendje të identifikonte djalin e kryeministrit Berisha, Shkëlzenin dhe Mihail Delijorgjin si pjesëmarrës në një takim me Efraim Diveroli­n dhe Alex Podrizki­n në Tiranë, në qershor 2008.” është shprehur ai