Katër ditë pas vrasjes së 62-vjeçarit Haxhi Baçinovzki në zonën e Liqenit Artificial është vetëdorëzuar në polici autori i dyshuar.

Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se autori i dyshuar, shtetasi I. M., 61 vjeç, nga Fieri u dorëzua pas presionit policor.

Pak pas dorëzimit në polici, sigurohet edhe dëshmia e vrasësit të Haxhi Baxhinofski, 61-vjeçarit Islam Mylkaj.

“Jam penduar, e vrava në gjaknxehtesi e siper. Tek liqeni e takova rastesish.

Më shau dhe më goditi. Konflikti yne është i hershëm për 45 mijë euro.

Haxhiu më perndiqte edhe vajzat për këtë borxh. familja ime kërcënohej prej tij vazhdimisht.” -ka thene ne polici.

Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në Tiranë, te kodrat e Liqenit Artificial.