Deputeti socialist Bashkim Fino, anëtari komisionit hetimor për Metën deklaroi gjatë mbledhjes se ajo që Meta e quan dekret për anulimin e zgjedhjeve është vetëm një letër presidenciale pa asnjë fuqi ligjore.

“Kam një konstatim për të bërë. Letra e presidentit që ai e quan dekret për anulimin e zgjedhjeve u zhvlerësua nga KQZ. Nuk ka deri më sot asnjë perifrazim nga ana e juristëve të PD për këtë dekret. Ajo letër presidenciale duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Qoftë PD apo LSI kanë gënjyer veten. Asnjëri nuk iu drejtua Gjykatës Kushtetuese. Ky komision e nis punën pa asnjë ankimim. Jam i bindur se nuk do ketë ankim as për 13 tetorin. Ky komision është i rrallë”, tha Fino.