Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi i pyetur nëse në 13 tetor do kemi përplasje, tha se kjo datë do të jetë një qetësi vjeshte.

Kujtim Gjuzi: 13 tetori është një qetësi vjeshte, se bien edhe gjethet e vjeshtës në atë kohë, duke kaluar kjo nxehtësia e madhe e korrikut tani. Unë mendoj që Meta është i zgjuar kështu, është inteligjent ka kapur tre poste në Shqipëri edhe mund ta mendojë, edhe thotë po sikur të iki njëherë çfarë ndodh.

Të merret pak me LSI-në sepse është çakorduar komplet opozita, LSI-ja, të gjitha. Nuk merret vesh se çfarë bëhet atje. Në këto kushte unë them se mund të jepte një ndihmë pranë LSI-së, nëse do ta dëgjonte këshillën. Nëse jo, pastaj ka problem me qelitë e ftohta që janë bërë gati në Shkodër,  se vjen dimri pas vjeshtës.