Në fund të muajit nëntor 2018, depozitat në lekë zunë 46% të totalit të kursimeve, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Që prej mesit të vitit 2011, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një politikë lehtësuese monetare, e cila është shoqëruar me ulje të normës së interesit të kursimeve në lekë, që kanë zbritur nga 5% në më pak se 1% aktualisht, me qëllim nxitjen e investimeve.

Në këtë kontekst, normat e ulëta të interesit kanë dekurajuar depozituesit për të shtuar kursimet e tyre, por për t’i adresuar ato në investime, ose në vendosjen e depozitave afatgjatë ku normat e interesit për kursime 60 mujore (5 vjeçare), shënojnë 3,37%. Për kursimet tre vjeçare përfitimi vjetor është 2,65%.

BSH ka publikuar norma e interesit të depozitave për muaj dhjetor 2018:

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here