Depozitat në sistemin bankar shqiptarë, u zgjeruar me rreth 1,1% në terma mesatarë vjetorë gjatë periudhës janar-nëntor 2018.Shtimi i depozitave është mbështetur si nga rritja e depozitave në lekë (1,3%), ashtu dhe nga ajo e depozitave në valutë (0,9%).Dinamika e zhvillimeve në depozita tregon për një trend pozitiv rritje të depozitave me maturitete mbi dy vjet, veçanërisht në monedhën vendase.

Kështu, depozitat në lekë me afat maturimi nën dy vjet janë reduktuar me rreth 24 miliardë lekë në periudhën janar- nëntor, ndërsa depozitat pa afat dhe ato me afat maturimi mbi dy vjet në lekë janë rritur përkatësisht me rreth 3 miliardë dhe 20 miliardë lekë.Ecuria e depozitave sipas agjentëve ekonomikë tregon për rritje më të shpejtë të depozitave të bizneseve krahasuar me depozitat e individëve. Kjo prirje ka vijuar edhe në muajin nëntor, ku depozitat e bizneseve, pavarësisht një ngadalësimi të ritmit të rritjes, kanë shënuar një normë vjetore prej rreth 2.6%.Zgjerimi i depozitave të biznesit është kryesisht në trajtën e depozitave në valutë. Ndërkohë, stoku i depozitave të individëve në fund të muajit nëntor rezulton rreth 0.8% më i lartë se një vit më parë.