“Katcifas nuk vdes kurrë” dhe “Himara është Greqi” ishin dy nga shprehjet antishqiptare të shkruara në Kalanë e Himarës, që prej sot nuk ndodhen më në muret e saj.

Drejtoria Rajonale e Kulturës (DRKK) në Vlorë mori masat për t’i fshirë shkrimet antishqiptare, pas denoncimit nga turistë që vizituan kalanë.

Gjurmët e shkrimeve ende kanë mbetur, ndërsa sipas punonjësit, shkrimet janë bërë kur Kalaja ishte jashtë shërbimit.