Një grup prej më shumë se 200 deputetësh demokratë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara deklaruan dje se po përdorin procedurat gjyqësore për të kërkuar dokumente nga aktivitetet tregëtare si dhe në perandorinë e pasurive të patundshme të presidentit Donald Trump, me shpresën se aty do të gjenin prova të shkeljes së Dispozitave kundër Korrupsionit. “Qëllimi ynë është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë, të parandalojmë vendosjen nga ana e Trump, të një tabele me mbishkrimin “Shitet” në derën e zyrës ovale në Shtepinë e Bardhë”, tha Richard Blumenthal, senator nga Konektikat dhe kryeprokurori i çështjes.

Blumenthal shtoi se demokratët po kërkojnë dokumenta të cilat “do të mund ta vënë presidentin me shpatulla pas murrit duke mos i shpëtuar përgjegjësisë së tij kushtetuese”. Presidenti Trump veç se është një operator i fuqishëm në tregun e pasurive të patundshme, ai mban nën kontroll edhe pasurinë e fëmijëve të tij, por sipas demokratëve, kjo për të nuk do të ishte një mbrojtje e mjaftueshme Kjo është hera e dytë që demokratët ngrejnë padi ndaj Trump, me akuzën e përfitimit nga ana e tij në mënyrë të paligjshme pasuri nga pagesa të huaja.