Nga Anri Bala

Tam-tame pa fund, gëzim, hare, delir deri në ekstazë… duke e shoqëruar me sharje, fyerje e kërcënim dhe lajmi i kobshëm si “dhuratë” e ardhur nga Zoti, për të gjetur fajtor nga dashnoret dhe dashnorët ””populist” shqiptarë. U ndjeva i frikësuar sinqerisht me seriozitetin e tyre dhe me mllefin e madh, që i’u kishte mbushur mendjen dhe zemrat, për të gjetur diçka që të trimëroheshin… një fatkeqësi për kombin e përkthyer gabimisht dhe kriminalisht si gëzim nga “kombdashësit”… antishqiptarë!

Hollanda kërkon rikthimin e vizave… ne ua hoqëm… Rama po i’ua vendos… ne do i’u bëjmë të lumtur, sepse do i’u punsojmë dhe rregullojmë në shtëpitë tuaja… në Shqipëri. Në Efsel shkoftë Hollanda, ne jemi e ardhmja juaj ju jeni… Kur i’u dëgjova ju, sepse më doli qejfit vetja, mendova se sa i verbër paskam qenë, se si nuk i kisha parë të mirat e këtyre krijesave engjëllore në 8 vjet pushtet. Ik mor qorr i thashë vetes, që nuk shikon as sarajet e këtyre engjëjve, që i kanë ndërtuar për ty në Lalëz, ish-Bllok, Holandë, Amerikë, resortet në çdo plazh dhe mal… për ju i kanë ndërtuar, për varfërinë dhe të vobektit. Për vete asnjë para “kallp”, por dollarë, diamante, byzylyk, ar, mace dhe zagar, që t’i ruajnë e t’i rruajnë, sepse “ju” nuk i’u duhen.

E shava dhe e mallkova veten për budallallikun që kisha bërë, duke i anatemuar “padrejtësisht” duke i dënuar me votën e “vjedhur”, që e hodha vet. Hë mor i “prap” e shikon çfarë humbe… dajakun si zagarë, megjithëse ishe gazetar, plumbin pas qafe në protestë, megjithëse ishe qytetar dhe më të rëndësishmen, drejtësinë, që të nderonte duke të thirrur zoti Kriminel, sa herë që fërkoje gishtat e dorës së lagur me pështymë dhe të lyer me gjak.

Lëre pastaj kur dritat i vidhje e i lidhje si të donte qejfi, e me to ngroheshe me sustën e krevatit për rezistencë, sepse pa lekë ishte edhe energjia, por edhe hajdutëria padënim, e këtë besoj nuk e ke harruar. Po tokat, shtëpitë, e katanditë, që i bëje ku të donte qejfi dhe askush nuk të thoshte plaç… mjaftonte të kishe një flamur partie dhe një tabelë: Tokë e xanun! Lëre pastaj sa lehtë ishte të bëje biznes, njëherë ta fuste shteti dhe njëherë i’a fusje ti e në fund e hante ai që vinte i fundit… qeveria pasardhëse. Por kur mu kujtuan gjithë këto, erdha në vete shpejt, e thashë se shpëtova nga ëndërra e keqe i këtij produkti politik, por nuk qenka e thënë.

Ata janë aty deri në flijim, vetmohim, inkastrim, shterpëzim dhe dënim… Ky ishte produkt “Made in demo-komunist”, që mund ta prodhojnë të majtët ekstremistë të Monikës me të djathtët hibrid të Bashës. Mu kujtua mirë, se sa vlera ka ky mutacion, tamam sikur të kryqëzohej gjarpri me iriqin dhe të lindte një qenie helmuese me gjemba shpuese, që askush nuk mund ta eleminonte, deri kur të na “bekonte” të gjithëve… me vrerin e saj. Pas vrerit që na hodhën për të na trembur dhe frikësuar, ata besojnë se jemi një e të pandarë… na bashkon halli. Jam i bindur se ky gëzim, kjo hare është një devijim psiqik i rëndë, që mund tu ndodhi vetëm atyre që e dinë që i pret një fund i hidhur dhe nuk kanë çfarë humbasin, sepse halli jonë nuk ka asnjë lidhje me hallin e tyre.

Të gëzosh, se dikush mund të plagoset dhe ai dikushi është populli yt dhe këtë ta reklamosh si keqardhje, nuk është poshtërsi… por krim. Ne e dimë mirë, që ju nuk i’u duhen vizat, se jeni integruar dhe shtetëzuar familjarisht… si europian, me passaporta, banka dhe moral. Por, jeni vërtetë për tu admiruar për urrejtjen që keni ndaj nesh. Ne nuk e dimë t’iu kemi bërë keq, e nëse vazhdoni të talleni si të keqardhur duke pritur që me fatkeqësinë tonë do të ndërtoni lumturinë tuaj, gaboni rëndë, sepse vlerësoni veten me hijen që lëshoni! Ne do tu dënojmë ashtu siç dënohet një vrasës… me besë gjarpri! Mbajeni mend!/Ekskluzive.al