Presidenti Ilir Meta kërkon që Bujar Leskaj te qëndroje ne krye te KLSH-se deri në zgjedhjen e kryetarit te ri.

“Për sa i takon ushtrimit të mandatit si Kryetar I Kontrollit të Lartë të Shtetit pas përfundimit të afatit 7-vjeccar të tij, kjo çështje është e zgjidhur nga vet ligji nr 154/2014 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shteti’ ku në nenin 24 parashikohet shprehimisht se:“Pas përfundimit të mandatit të Kryetarit të Lartë të Kontrollit të Shtetit, ky i fundit qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e Kryetarit të Ri”, thuhet ndër të tjera në një letër që Presidenti Ilir Meta i ka dërguar Leskajt, dhe për dijeni të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Letra vjen pasi KLSH njoftoi më herët gjatë kësaj të mërkure se pas përfundimit të mandatit, Lesak i kishte deleguar kompetencat e Kryetarit të këtij institucioni, zv/Kryetarit zj.Lindita Milo.