Një delegacion ushtarak i KFOR-it, që drejtohej nga Merzo Lengo, koordinator në vendin pritës, vizitoi sot në mesditë portin e Durrësit. Ushtarakët e interesuar për njohjen e kapaciteteve të portit më të madh të vendit tonë zhvilluan fillimisht një bisedë informuese me specialistët e sektorit të Promocionit në Autoritetin Portual, Durrës.

Të shoqëruar nga major Ermal Dinoshi, përgjegjës i sektorit të vendit pritës, ushtarakët e KFOR-it të cilët do të jenë dy ditë në vendin tonë, zhvilluan edhe një vizitë në kalatat dhe sheshet e Terminalit Perëndimor. Gjatë viteve të fundit në portin e Durrësit ka patur vizita të herë pas hershme të ushtarakëve të KFOR-it.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here