Për herë të parë kanë dalë me një deklaratë të përbashkët edhe grupi parlamentar demokrat dhe ai i pavarur. Myslim Myrrizi, i cili është edhe nënkryetar i Kuvendit, i bëri thirrje mazhorancës të vazhdojë para me opozitën e re në ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe të mos ‘mbyllë’ një sy ndaj opozitës. Murrizi ngriti dyshime dhe ju drejtua me një pyetje kryeministrit Edi Rama dhe liderit demokrat Lulzim Basha nëse “vazhdon ende marrëveshja e 17 Majit me Ramën dhe Bashën? “Nëse Rama e ka të sinqertë që nuk çon letër të shtatë, të fillojë të tregojë me fakte që kërkon bashkëpunimin e kësaj pjese të opozitës që është sot në parlament. Ta fillojmë me reformën zgjedhore dhe për plotësimin e vakancave në institucioneve, edhe në KQZ. Për të shpëtuar veten janë gati të bëjnë marrëveshje edhe me dreqin”.

Ai nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejt nëse opozita e re do të votonte apo jo shkarkimin e Metës, por u shpreh se çdo deputet ka të drejtën e tij individuale për të vendosur. Murrizi u shpreh se më 30 qershor do të ketë zgjedhje.

A do votoni për shkarkimin e Metës? Shqiptarët nuk duhet të kenë në kurriz një klasë politike që për të shpëtuar Kuvendin bëjnë marrëveshje dhe me dreqin. Të gjitha kërkesat që mund t’i drejtohen këtyre grupeve parlamentare kanë si kusht prishjen e këtij sistemi. Ne nuk jemi pjesë e marrëveshjes së 17 Majit. Ne kemi dinjitetin tonë, pra duhet të marrë fund bajraktarizmi i zgjedhjes. Asnjë në karriget e Kuvendit nga 2009 nuk është i zgjedhur nga shqiptarët

A zgjidhet kriza me shkarkimin e Metës?

Nuk kam lexuar asnjë rresht të kushtetutës fjalën zhdekretim. Kjo është një shpikje alla shqiptarshe. Po kushtetuta ka qenë vullnet i dy liderëve politikë i zotit Berisha dhe zotit Rama në marrëveshjen e prillit 2008. Në atë kushtetutë thuhet qartë se presidenti i republikë derivon nga parlamenti. Unë do jem i pranishëm në Kuvend. Edhe here tjetër kamë thënë se zgjedhje ka kur ka alternativë.

Ka zgjedhje më 30 qershor?

Zgjedhje do ketë vetëm atje ku ka kandidat, në pjesën tjetër ka votime. Janë dy grupe parlamentare, rreth 20 deputetë, pjesa tjetër do ketë qëndrimin e tij.