Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka thënë se gazetari Ali Uka është vr*arë nga njerëzit e Sali Berishës.

Thaçi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se është e vërtet se ai është arr.estuar në Tiranë me pretekstin e ar.mëmbajtjes pa leje.

Sipas Thaçit, të gjitha informacionet dhe indiciet për vrasjen e gazetarit Ali Uka, në 30 korrik të 1997, të çojnë tek zyra e ish-presidentit Berisha.

Më pasi ai ka thënë se Ali Uka është vr.arë pasi kishte gjetur dhe do të publikonte informacione për takimet e fshehta të Berishës me Millosheviçin, Gligorovin dhe Arkanin.

Deklarata e Thaçit:

“Dua të them një fakt për herë të parë. Është e vërtetë se Ali Uka atë kohë pretendonte dhe donte të botonte në shtyp të vërtetën e vr.asjes së atdhetarit Remzi Hoxha. Ali Uka punonte në gazetën “Shqiptare”.

Remzi Hoxha i cili sipas Aliut kishte bërë zbulimin e takimeve të fshehta në Ohër në mes të Sali Ramë Berishës, Millosheviçit dhe Gligorovit. Pra Presidentit të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë. Aliu fliste hapur me emra dhe mbiemra se kush e kishte arr.estuar Remziun dhe si kishte përfunduar i vrarë. Rrëfimi i Aliut të conte direkt në zyrën e Sali Ramë Berishës, tek njerëzit në zyrën e Sali Ramë Berishës.

Ndërsa flas për takimin e fshehtë mes Berishës, Millosheviçit dhe Gligorovit në pranverë të vitit 1995. Nuk është folur shumë në publik për këtë. Pretendimi i dytë i gazetarit Ali Uka ishte se kishte zbuluar atëherë skemën e Arkanit në Shqipëri dhe takimet me zyrtarët e lartë të SHISH. Aliu fliste me fakte që Sali Ramë Berisha ishte në dijeni të plotë të qëndrimit të Arkanit dhe Legias në Fushë Krujë dhe Shkodër dhe që kontraktonin dhe merreshin me kontrabandë por para së gjithash të ar.matimit të njësive paramilitare të serbëve edhe në Kosovë, edhe në Kroaci, edhe në Bosnje. Këto deklarime të tij për mua kanë qenë intriguese. Sali Berisha e di shumë mirë kush e ka v.ra Ali Ukën. Me emër dhe mbiemër. E di se kur u bur.gos, si u dë.nu dhe kur u liru me ndikim të drejtpërdrejtë të Sali Ramë Berishës. Ali Uka ka qëndruar dhe ka pi me të në tavolinë, me dy nga këshilltarët e Sali ramë Berishës dhe dy persona të tjerë”, tha Thaçi.