Olti Curri njihet për deklaratat dhe kritikat që bën ndaj VIP-ave shqiptarë por edhe ndaj fenomeneve të ndryshme. Së fundmi ai ka bërë një postim në rrjetin e tij social “Instagram”, ku qan “hallet” për ushqimet me kimikate qo po konsumojmë ditët e sotme.

Por ky postim mesa duket ka revoltuar një nga ndjekësit e tij duke e quajtur “Olti Shurri”.

“O ti Olti Shurri apo Curri ça e ke? Po ata qe e kanë bio dhe nuk e shesin dot në treg pse nuk i publikon t’i apo të ra ky në sy ty dhe o burra. Dil pra protesto mbështete popullin,”-shkruan ndjekësi në profilin e Olti Currit.

Por, nuk kishte si të mungonte dhe një replikë nga bloggeri, pas këtëj krahasimi ofendues.

“Shurri se të shurroj ty mu në gojë,”– i është përgjigjur Olti Curri.