Legjenda e Romës, Daniele De Rossi, ka vendosur të mos i japë fund karrierës së tij si futbollist këtë vit. Së shpejti pritet zyrtarizimi i transferimit të tij te gjiganti argjentinas, Boca Juniors. Shumë tifozë të futbollit kishin qenë të bindur se karriera e Daniele De Rossit si futbollist profesionist do të përfundonte këtë verë, pasi ai u largua nga Roma në fund të sezonit 2018/19, transmeton Gazeta Express.

Pas 18 vjetëve me Romës, 35-vjeçarit iu bë e ditur nga drejtuesit e verdhekuqve se nuk do t’i rinovohej kontrata. Ky ishte një fund i dhimbshëm për De Rossin, i cili tha se do ta kërkojë ndonjë klub të ri në Itali. Mediat e mëdha italiane raportuan se Fiorentina do t’ia ofronte një kontratë afatshkurtër mesfushorit italian. Megjithatë, pastaj kishin filluar lajmet se De Rossi mund edhe të pensionohet, pasi që Fiorentina nuk i bëri ofertë futbollistit.

Por, tani duket se karriera e De Rossit si futbollist po shkon në një drejtim plotësisht tjetër. Gazetari i famshëm italian, Gianluca di Marzio, e ka konfirmuar se De Rossi është shumë transferimit në Boca Juniors. Italiani do ta nënshkruante një kontratë tetëmuajshe në kryeqytetin argjentinas dhe do të paguajë rreth 500 mijë euro për shërbimet e tij.