Te Juventusi nga moment në moment pritet zyrtarizimi i Matiis de Ligt. Mediat italiane shkruajnë njëzëri se futbollisti sonte ose maksimumi të nesërmen në mëngjes do të jetë në Torino për të kryer testet mjekësore.

Mes klubin bardhezi dhe Ajax u arrit marrëveshja për 70 mln euro plus bonuse, ndërsa lojtari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me 7.5 mln euro në sezon, por që shkon deri në 12 mln përfshirë edhe bonuset. Ndërkohë në kontratë është përfshirë edhe klauzola e largimit që kap shifrën e 150 mln eurove.

Për De Ligt mjaft të interesuara kanë qenë edhe Barcelona me Paris SG, por ‘zonja e vjetër’ siduket ishte një hap para në këtë rast.