Kryeministri Edi Rama ka ironizuar lëvizjen e datës së zgjedhjeve nga presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në Instagram.

Shefi i qeverisë “thumbon” kreun e shtetit ku thotë se kjo zhvendosje ka ardhur edhe për shkak të “dobësisë” për ish kryeministrin Sali Berisha.

“E paska lëvizur datën me 8 ditë, se 21-shi i binte e hënë ose pastaj e ka lexuar si 2 ditë para ditëlindjes së 1-shit, domethënë Doktorit, që e ka si shpirt kur shpirtin i’a merr peng paniku😨🤣”, shkruan Rama në rrjetin social Instagram.