Nga Mero Baze/

Disa ditë pasi shpalli listën e deputetëve të vitit 2017, mes furtunës që u ngrit brenda PD kudnër tij, Lulzim Basha filloi një përpjekje të fort negociatash, pas humbjes, për të qetësuar të pakënaqurit. Njëri prej tyre tregon një histori që të lë pa fjalë.

Ndërsa rinim të dy të heshtur në zyrë dhe ai pranoi se kishte gabuar, më kërkoi të dilnim jashtë e të pinim një cigare. Sapo dolëm në ballkon, ai ngriti zërin dhe më bërtiti:

-Ti e ke fajin, ti e ke fajin që më le të gaboja. Nuk duhet të më lije të gaboja. Duhet të më thoshje që po gaboj me atë listë…

Ishte fjala për një listë që ai e përfundoi me 12 të natës duke u mbyllur afati, I futur në një dhomë vetëm me kunatin e tij, ku nuk shikon cv kandidatësh por mandate arkëtimi.

Pas kësaj skene komike, ku Lulzim Basha zbuloi se armiku I listës është Lulzim Basha I papërgjegjshëm, ai ka vendosur që këtë rradhë të mos ja lërë më në dorë Lulzim Bashës listën .

Tashmë ka vendosur në fillim të heq namin që është mashtrues dhe premton kot për lista, duke tentuar tu mbush mendjen se nuk do ti përzgjedh ai, por populli.

Ky është ushtrimi I parë i gjimnastikës që Basha po përpiqet tu imponoj mbështetësve të vet, që të jenë me mendje nga zgjedhjet dhe të mos dëshpërohen deri në vitin 2021.

Përpara kësaj, ai ka tentuar tu ofroj dhe ushtrime të tjera. Fjala vjen flet për përzgjedhje kandidatësh për bashki, flet për garanci zgjedhore dhe vetën dy ditë më parë, foli dhe për mundësinë e ndryshimit të sistemit zgjedhor, vetëm se këtë e kishin përmendur njerëzit e opozitës së re në Kuvend.

E gjitha çfarë ai po bën, është një përpjekje për tu dukur që do të ketë dasëm, se ai ka dal të kërkoj nuse. Pra po bën sikur po gjen shkjes, të përzgjedhin nusen, ka gjetur orkestrën e Kunatit të dëfrejë dasmorët, agjensinë e tij të zbukuroj sallat, po hap fjalë për pajën që duhet të ketë nusja, etj., detaje dasmash.

Por në finale kjo do të ngelet një dasëm pa Nuse. Se në fakt ai nuk do që të ketë zgjedhje, por bën sikur do të ketë, që njerëzit të besojnë se ai ka një plan në mendje. I vetmi plan që duket i qartë është se si ti gënjejë dhe një herë të gjithë, për të mos i çuar në zgjedhje.

Pastaj mund ti kap prap bashkëpuntorët e mërzitur dhe t’iu thotë : Ju e keni fajin që më latë të gaboja… (Tema)