Të dielën në mbrëmje Dani Alves fitoi trofeun numër 40 në karrierë, duke triumfuar me Brazilin në Copa America. Një karrierë mahnitëse, me 23 trofe të fituar në Barcelonë, por Dani Alves nuk është ende futbollisti me më shumë trofe në histori, edhe pse është shumë pranë.

Futbollisti me më shumë trofe në histori është egjiptiani Hossam Hassan, me 41 të tilla. Ish-sulmuesi i famshëm udhëhoqi Egjiptin për më shumë se 2 dekada, duke luajtur 169 ndeshje me kombëtaren. Ndonëse luajti për pjesën më të madhe të karrierës në Egjipt, Hassan ka luajtur edhe me Neuchatel Xamax në Zvicër, në Greqi me PAOK, apo në Arabinë Saudite.