Artikuj-të dhëna nga misioni historik që dëegoi njeriun në hënë do të dalin në ankand për të shënuar 50-vjetorin e tij.

Ankandi do të quhet “Një hap i madh: Festimi i eksplorimit të hapësirës 50 vjet pas Apollo 11”.

Christina Geiger, kreu i dorëshkrimeve, tha se kulmi i shitjes ishte një manual i procedurave të përdorura nga Buzz Aldrin dhe Neil Armstrong ndërsa zbarkuan.

Pritet të shkojë deri në 8 milionë euro në ankand më 18 korrik.

Materiale të shumëllojshmshme nga Mercury, Gemini dhe Apollo misionet do të jenë në shitje gjithashtu.

Regjistrimet e NASA-s të videove të udhëtimit të parë në hënë pritet të arrijnë deri në 1.7 milionë euro.

Në shitje janë edhe një palë panele kontrolli të misionit të përdorur në misionet hapësinore. Këto panele pritet të shiten rreth 180 000-260 000 €.