Klevis Balliu thotë se Edi Rama ka prekur fundin dhe se tani duhet të largohet nga qeveria.

Ish deputeti i PD-së shprehet se shefi i qeverisë po i hedh benzinë zjarrit të opozitës dhe se ai nuk mund t’i frenojë më njerëzit drejt përplasjes civile.

I ftuar në studion e lajmeve në News 24, Balliu ka komentuar protestën e 25 majit ku tha se ishte më madhështorja.

“Rrugë tjetër për Edi Ramën, nuk ka. Nuk ka asnjë mënyrë, apo cep apo dialog që e nxjerr Edi Ramën kryeministër. Sot, ai është në test. Letra e fundit që ai solli, ishte një turp dhe një provokim i pastër për datën 31 .

Rruga që ka zgjedhur nuk do bëjë asgjë tjetër veçse do t’i vëjë flakën pushtetit të tij. Nëse ai mendon se mendon se do mund të lozë me ndjenjat, sakrificat dhe fëmijët e këtyre banoprëve me disa letra, bën shumë gabim.

Po ashtu edhe banorët e bregut të Lumit që ende nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim, të cilët janë ende në rrugë.

Ai nuk bën gjë tjetër veçse se i hedh benzinë zjarrit që është në revoltat e tyre. Unë nuk ndaloj dot asnjë qytetar të shprehë revoltën e tij ndaj një pushteti të inkriminuar dhe të degraduar.

Ne kërkojmë zgjedhje.

Nuk mund të kemi zgjedhje me një njeri që nuk bën zgjedhje në partinë e tij. Ai vodhi paratë, tani do të vjedhë edhe demokracinë.

Nuk mund të flasim për pasojat pa folur për shkakun. Nuk është faji ynë që rritet numri, ka qenë nga Presidenca te sheshi “Skëndërbej”, nuk është parë kurrë ky numër. Është ai arkitekti i kriminalizimit të parlamentit dhe kapjes së drejtësisë”, u shpreh ai.(TemA)