Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka reaguar ashpër ndaj deputetit socialist Taulant Balla.

Ai shprehet se kryeministri, Arta Marku dhe Balla do të arrestohen.

Reagimi i Balliut:

Taulanti që deri dje bënte si i qetë, para përgjimeve të reja, ku ndoshta është dhe vetë Tualant Balla, sot shpërthen në shpifje

Ju të gjithë banditë dhe zagarë që shkatërruat zgjedhjet, që vodhët votat, që dhunuat qytetarët duke i kërcënuar me vende pune dhe me jetë, keni fytyrë dhe gojë të flisni?!

Mendoni ju se do ju presin qytetarët, ti more mafioz i vogël që ofendon dhe qytetarët e thjeshtë të këtij vendi me fjalorin tënd prej narkotrafikanti, që ja ke marrë borxh narkotrafikantit tënd Edmond Bego, na flet për drejtësi?!

Arta Marku donte që të varroste provat për vjedhjen, barbaritetin dhe shkatërrimin që i bëre ti më në krye Edvin Enverin zgjedhjeve.

Ti, Marku dhe në veçanti Edvin Enveri të gjithë do të shkoni aty ku e meritoni. NË BURG.

Ska negociata, ska dialog me banditë si ju.

Asnjë hap pas.

Të sigurtë drejt fitore me qytetarët e për qytetarët.