Ditët e fundit i gjithë vendi ynë është përfshirë nga temperatura të larta që kanë kapur vlerat e 35 °C. Por mesa duket vera s’e ka vendosur ende të vijë për dy qytete të Shqipërisë. Bëhet fjalë për Gjirokastrën dhe Korçën, qytete të cilat ditën e sotme do të jenë të përfshira nga reshjet e shiut.

Sipas IGJEUM-it, ekziston mundësia që edhe në zona malore të ketë edhe shtrëngata, rrufe apo breshër. Ndërsa temperature variojë nga 13 °C deri në 32 °C. Parashikimi: RESHJET- Sot priten reshje të dobëta në qarqet Korçë dhe Gjirokastër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia (ndonëse shumë e vogël) që në zona shumë të kufizuara të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më e mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre sot dhe nesër në mesditë.

TEMPERATURAT Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 20 / 32 °C në vendet e ulëta: 19 / 31 °C në vendet malore: 13 / 27 °C

ERA Sot era do të fryjë e lehtë deri mesatare