Futbollisti brazilian ka zhgënjyer me të madhe me paraqitjet e tij në Barcelonë. Philippe Coutinho ishte transferuar në Barcelonë si yll i madh nga Liverpooli. Mirëpo, futbollisti brazilian ka zhgënjyer me të madhe me paraqitjet e tij në Camp Nou. Prandaj, largimi i ish-futbollistit të Espanyolit, Interit e Liverpoolit nga kampioni i Spanjës gjatë kësaj vere duket i pashmangshëm.

Interesim për përfaqësuesin brazilian ka shfaqur Chelsea, i cili dëshiron ta zëvendësojë me të yllin Eden Hazard, që pritet t’i bashkohet Real Madridit. Sipas mediave spanjolle, Coutinho dëshiron të mbetet në Camp Nou përkundër sezonit zhgënjyes që e pati. Mirëpo, disa anëtarë të bordit të klubit Blaugrana janë të vendosur ta shesin atë gjatë verës.