Interi kërkon me ngulm një sulmues të fuqishëm, të aftë të udhëheqë një repart që pritet të mbetet pa argjentinasin Mauro Icardi së shpejti.

Antonio Conte e ka bërë të qartë se lojtari ideal për të ardhmen është Romelu Lukaku, futbollist shumë i fuqishëm, i aftë të bëjë repart i vetëm dhe të shënojë me lehtësi impresionuese.

Lukaku vlerësohet rreth 75 milionë sterlina dhe synimi i United është të arkëtojë sa më shumë nga shitjet, për të tentuar pastaj blerjen e 3-4 yjeve të nivelit botëror, me Perisic që nuk është më një prioritet.