Trajneri Antonio Conte ka thënë se është e rëndësishme për Interin që ta transferojë sulmuesin belg të Manchester Unitedit, Romelu Lukakun, gjatë këtij afati kalimtar të verës. Sky Sports News raporton se klubi i Serisë A ia ka ofruar Manchester Unitedit 63 milionë funte për Romelu Lukakun, mirëpo ka propozuar që kjo pagesë të bëhet dalëngadalë gjatë sezoneve të ardhshme, transmeton Gazeta Express.

Manchester Unitedi e ka refuzuar menjëherë këtë ofertë pasi që nuk dëshiron ta shesë qendërsulmuesin për më pak se 75 milionë funtet që i paguan për të para dy vjetëve. Për më tepër, ata duan që e gjitha shumë ta paguhet menjëherë. Kur u pyet se nëse është i zemëruar me mungesën e zhvillimeve në negociatat për transferimin e Lukakus, Conte u përgjigj: “I zemëruar… kjo është një fjalë e madhe. Lukaku është lojtar i Manchester Unitedit dhe ky është realiteti”.

“Ju e dini shumë mirë se mua më pëlqen ky lojtar, edhe në të kaluarën, kur isha trajner i Chelseat, tentova ta blej atë. Por, e përsëris: sot Lukaku është lojtar i Unitedit. Unë kam respekt të madh për Manchester Unitedin”. “Unë e konsideroj Lukakun si një lojtar të rëndësishëm për ta përmirësuar skuadrën. Ne e dimë situatën tonë, por do ta shohim se çfarë do të ndodhë”.

Belgu Lukaku mungoi në të dyja ndeshjet miqësore të para të Manchester Unitedit në Australi, në mes të spekulimeve se ai dëshiron të transferohet në Inter. Megjithatë, njoftimi zyrtar ishte se ai ishte i lënduar. Edhe pse zikaltrit nuk kanë arritur ende marrëveshje me Manchester Unitedin për transferimin e belgut, trajneri i “Djajve të kuq” bëri të ditur se ai nuk është ende në formë mjaftueshëm të mirë për të luajtur të shtunën