Antonio Conte, gjatë prezantimit te stoli i Interit, në konferencë ka shpjeguar edhe ndryshimin mes Premier League dhe Serie A…

“Mendoj se kampionati italian po lëviz në drejtimin e duhur pas një periudhe ku qëndroi në vend… Po kuptohet rëndësia për të shpenzuar për infrastrukturat, stadiumet në pronësi. Po punohet për marketing, në Angli është fantastike”.

“Kanë qenë të aftë që ta bëjnë Premier kampionatin më të kërkuar për të drejtat tv. Kjo ka sjellë shumë para Kanë bashkuar fuqinë ekonomike me kompetencat teknike, trajnerët e huaj i kanë përmirësuar”.

“Sot të frikësojnë sepse kanë gërshetuar kompetencën teknike me atë ekonomike. Por, me durim, edhe Italia është në drejtimin e duhur. Nuk është çështje mentaliteti, në fillim nuk kishte disiplinë taktike. Tani mendoj se ardhja e shumë trajnerëve të huaj ka sjellë një përmirësim në aspektin teknik-taktik, duke ruajtur intensitetin”.