Çiljeta Xhilaga mbrëmë e ka publikuar një video ku shihet e mbuluar me shami. E nuk ka munguar komenti i modeles së njohur, Oriola Marashit.

Ajo ka tregur se po kujdeset që në muajin e shenjtë të Ramazanit të lutet e mbuluar me shami dhe me këtë e ka dëshmuar sërish se është një myslimane e devotshme. Pranë postimit ka pranuar komente nga më të ndryshmet, mirëpo kanë dominuar ato pozitive ku sipas ndjekësve ajo po po duket më mirë e mbuluar se sa e zhveshur.