Chelsea do të duhet të bëjë një goditje në merkato pas largimit të Eden Hazard, edhe pse kanë siguruar shërbimet e Christian Pulisic.

Sipas informacioneve të Daily Mail, Blutë e Londrës janë gati të mbyllin transferimin për Leon Bailey, i cili luan në të njëjtin pozicion si Hazard. Gjithsesi sulmuesi nga Xhamajka është tepër i ri në moshë, vetëm 21 vjeç dhe ka luajtur në 29 ndeshje në Bundesliga këtë sezon, ku ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 2 asist.

Gjithsesi media angleze raporton se kjo lëvizje do të bëhet gati për verën e ardhshme duke qenë se Chelsea e ka të bllokuar dritaren e transferimeve nga FIFA, por apelimi që ka bërë në CAS i jep shans klubit anglez që të bëjë afrime edhe këtë verë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, por shifra prej 90 milionë euro që flitet se do të kushtojë për Bailey duket tepër e mbivlerësuar, duke qenë se është shumë i ri, pavarësisht se ka dy sezone që luan rregullisht në Bundesligën gjermane. (Telesport)