Të gjithë ish-presidentët ende të gjallë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,si dhe të gjithë zëvendës presidentët, u mblodhën të mërkurën në Washington D.C, për t’i dhënë lamtumirën presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara.

Një ekspert i leximit të buzëve, Larry Wenig u thirr në ndihmë nga Inside Edition për të kuptuar më mirë se çfarë thonin figurat e rëndësishme të SHBA-ve gjatë funeralit.

Hillary Clinton dhe Michele Obama dukeshin shumë dashamirëse me njëra-tjetrën

Sipas ekspertit Klinton në një moment thotë “Më pëlqen shumë,” gjithashtu ajo përmendi dhe fjalën familje teksa fliste me Obamën. Ndër të tjera sipas ekspertit ajo ka thënë dhe “Jam shumë krenare për ty”

Jimmy Carter prezantoi gruan e tij me Zv. presidentin Mike Pence dhe sipas Wenig, askush nuk u prezantua me emër, të dy përdorën titujt.

Kur Pences shkoi të përshendeste Klinton-in, sipas leximit të buzëve, u duk sikur ishin duke folur për një event. “Do të më ftoni dhe mua,” mësohet se i ka thënë Klinton, Karen Pences

Në momentin e mbërritjes së çiftit Trump, biseda pushoi,ata u përshëndetën me një mirëmëngjes të thjeshtë dhe nuk pati dialog.

Sipas një eksperteje të gjuhës së trupit ish presidenti Obama ishte shumë i tensionuar në prani të Trump. Sipas saj buzëqeshja e ish presidentit ishte disi e sforcuar.

Ka dhe një moment prekës mes ish-presidentit Bush dhe vëllait të tij. Pasi Bush përfundoi fjalimin e lamtumirës u ul krah të vëllait dhe i vendosi dorën në gju. Kjo sipas ekspertes është shenjë e një lidhje të fortë dhe afrimiteti.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here