Nga Edmond Arizaj

Ne gjithe kete rremuje politike, pozicionimesh te skajshme te gjithe shoqerise, duket se vetem nje gje u be e qarte dhe e beri presidenti Meta; Lulzim Basha nuk u betohej demokrateve se nuk bente me marreveshje me Ramen, por vete Metes.

Por me sa duket, ky i fundit nuk i ka besuar dhe si padashje ne daljen e dyte para medias brenda 24 oreve, i permend se nje bisede e tyre eshte e rregjistruar.

Ndoshta nuk do ta marrim vesh kurre se cfare eshte biseduar ne kete telefonate, por ama mund te jemi 87 perqind te sigurte se Basha nuk do beje me lojera ne koke te tij si ne 2017…

Po Berisha? Pervecse “harron” te uroje fitoren e Shqiperise, kur nje gje te tille e beri per fitoren e Kosoves ne futboll, duket se Berisha i eshte nenshtruar vullnetit te Presidentit.

Te pozicionuarit kunder opozites, e kane percaktuar kete situate, si simbiozen Berisha-Meta, por kam pershtypjen se Berisha nuk eshte aq i forte sa duket brenda PD, nderkohe qe Meta eshte i fuqishem jo vetem me struktura partiake, por edhe me pozicionin institucional, madje edhe ne perkrahjen nw media.

Praktikisht, brenda 48 oreve Meta ka bere ate qe Basha nuk e ka bere dot ne 48 muaj; ka detyruar Ramen te jete serioz…

Persa i takon Kushtetutes, kodit, kodeve, madje edhe Kanunit po deshet, ato jane nderruar e ndryshuar sipas interesave te me te forteve, perhere. Ose nuk jane ndryshuar sepse s’ka dashur me i forti.

Kete radhe me i forte eshte Rama, pa ndihmen e Berishes si ne 2008. Dhe duket se ka perkrah shume faktore te brendshem e te jashtem, madje edhe letrat, duke marre ne dore flamurin e mbrojtesit te shtetit, Kushtetutes, ligjit, te ardhmes.

Kush mund ta kundershtoje, se ka tjeter gje ne mendje?! (Problemi i madh eshte permendja e SPAK si kercenim ndaj opozites edhe nga zyrtare te larte te PS te kapur me para te pajustifikuara, apo te dyshuar per korrupsion).

Bashes i mbeti vetem te lajmeroje ne forme kercenimi (per ke?!) krijimin e 61 formacioneve per mbrojtjen e demokracise si dhe takimet me disa njerez qe bejne sikur kane parti. Pyetja e madhe eshte: Cfare po pregatit Meta?

Keto 30 vjet na kane mesuar vec nje gje: Te mos nxitohemi me perfundime te parakohshme. Si Berisha, si Meta, si Rama, madje edhe Basha, kane bere levizje te papritura per askend, ne momente kur shumica i kishin mbyllur llogarite. A do te jete 2019 viti i ndryshimit te ketij filmi te pare e ripare?