Prej disa ditësh në media po qarkullon një lajm ku thuhet se çifti i njohur i showbiz-it shqiptar, Nora Istrefi dhe Robert Berisha i ka dhënë fund martesës së tyre disavjeçare. Arsye për këto aludime janë bërë disa deklarata të papritura nga të dyja palët dhe kaq ka mjaftuar që lajmi të marri dhenë.

Lajmet u përhap me shpejtësi dhe dyshja menjëherë pushtoi faqet e para të mediave rozë. Por duket se këto lajme do të ngelen në kuadër të thashethemeve pasi burime për “Iconstyle” bëjnë me dije se dyshja janë ende bashkë dhe janë më të lumtur se kurrë.

Në koncertin që Nora mbajti në Tiranë ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe ata janë parë teksa dilnin nga hoteli ku po qëndronin në kryeqytet. Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë një histori të gjatë dashurie, të cilën e celebruan me martesë në vitin 2014. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë të quajtur, Renee.