Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions dha dorëheqjen të mërkurën, një lëvizje jo e papritur. Zoti Sessions kishte qenë nën presionin e Presidentit Donald Trump për të dhënë dorëheqjen që kur u tërhoq nga hetimi për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Hetimi i Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller, që ka nxjerrë në pah shkelje nga disa prej bashkëpunëtorëve të afërt të Presidentit, është quajtur një “gjueti shtrigash” nga Presidenti, i cili caktoi një Prokuror të Përgjithshëm në detyrë, i cili është po ashtu kritik ndaj hetimit. Dorëheqja e zotit Sessions ishte e pritshme, por ndoshta jo kaq shpejt pas zgjedhjeve të Kongresit.

“Mendoj se presidenti donte të priste nëse do të vërtetoheshin parashikimet më të pafavorshme, pra nëse demokratët merrnin nën kontroll Senatin, pasi në atë rast ai nuk e hiqte dot zotin Sessions”.

Profesori i së drejtës, David Abraham thotë SE një shumicë e re republikane në senat do të bëjë të mundur që kandidati i tij për postin të konfirmohet me shpejtësi.

Por zoti Trump do gjithashtu ta shmangë nxjerrjen e raportit për hetimin e tij nga Prokurori Robert Mueller, thotë një tjetër ekspert ligjor, Paul Shiff Berman.

“Tani që zgjedhjet mbaruan, është pikërisht momenti i përshtatshëm për ekipin e zotit Mueller që të paraqesë përfundimet e punës së javëve të fundit, që shumë njerëz mendojnë se do për përfshijë ngritjen e disa padive. Dhe ndoshta raporti do të ketë të bëjë si me konspiracionin për Rusinë, ashtu edhe me përpjekjet e administratës së Presidentit Trump për të oenguar drejtësinë në hetimin për këtë konspiracion të mundshëm”.

Analistët thonë se nëse Prokurori i Përgjithshëm në detyrë, Matthew Whitaker merr në dorë mbikqyrjen e hetimit, ai mund ta kufizojë atë ose ta ndalë tërësisht.

Demokratët në kongres janë kundër çdo përpjekjeje për ndërhyrje në hetim.

“Këndvështrimi ynë i palëkundur është që çdo Prokuror i Përgjithshëm, aktuali apo cilido tjetër, nuk duhet të ndërhyjë në asnjë mënyrë në hetimin e zotit Mueller. Nuk duhet të ketë kompetencën ta ndërpresë, apo ta kufizojë atë.

Analisti Abraham thotë se zoti Mueller ka gjasa të reagojë me shpejtësi nëse është e nevojshme.

“Mund të sjellë si rezultat një valë padish, në mënyrë që raporti të dalë para se të mbyllet hetimi. Ky do të ishte një skenar. Nuk besoj që zoti Mueller të mos ketë një plan veprimi në rast se shkarkohet ose i jepet urdhër të ndalë punën”.

Analistët thonë se zoti Sessions ishte një zbatues i përkushtuar i politikave të zotit Trump dhe politikave të tjera, por çështja e Rusisë duket se e la në hije besnikërinë e tij.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here