Çfarë ndodh kur vd.esim?! Kjo është pyetja ekzistenciale që i është bërë aktorit të njohur Keanu Reeves nga prezantuesi, Stephen Colbert. 54-vjecari ishte i ftuar në emisionin “The Late Show with Stephen Colbert” për të promovuar filmin e tij të fundit, ‘John Wick 3 – Parabellum’, i cili do të shfaqet në kinematë botërore më 16 maj.

Përgjigja e thjeshtë e Keanu Reeves ka habitur prezantuesin dhe të gjithë në studio.” Di që njerëzit që na duan do ta ndiejnë shumë mungesën’- kjo ka qenë përgjigjja e aktorit të njohur. Ai i ka lënë të gjithë të habitur dhe më shumë nga të tjerët ishte prezantuesi, i cili në një moment ka mbetur pa fjalë dhe më pas i ka shtrënguar dorën aktorit.