Çfarë ndodh pas një nate pasioni mes një çifti? Si meshkujt edhe femrat, kanë interpretimet e tyre në kokë dhe nuk mund të vinin më mirë të përmbledhura sesa kaq.

Truri i meshkujve

Mashkulli, në shumë drejtime, është si një sistem hidraulik, dhe fakti i të qenit një sistem hidraulik i shtyn shpeshherë të sillen duke u udhëhequr nga instinkti. Për këtë arsye meshkujt shpesh nuk e kanë problem që ta marrin seriozisht aventurën e një nate të vetme. Ata bëjnë qejf dhe ditën tjetër janë në humor shumë të mirë. Sigurisht, nëse objekti i aventurës së tyre i pëlqen atëherë mund ta marrin sërish ta ftojnë për të dalë dhe pse jo mund të krijojnë një lidhje me të. Duhet të dini se meshkujt kur shkojnë në diskotekë shpesh i lejnë mënjanë preferencat e tyre reale, vetëm e vetëm për të gjetur një vajzë për të bërë qejf atë natë. Fundja për ata është thjeshtë një moment flirti dhe kaq. Nëse një mashkull i dehur i thotë një femre në 3 të natës “O Zot je si princeshë”, femra gjithmonë duhet t’i thotë që jo nuk është e vërtetë. Me siguri atij në ato momente nuk i punojnë mirë sytë. Femrat nëse duan të kalojnë një natë aventurë njësoj si meshkujt le ta bëjnë, por të nesërmen nuk duhet të shkulni flokët, nëse ky mashkull nuk ju flet më.

Truri i femrave

Femrat, dihet, kanë një natyrë shumë më komplekse, të ndjeshme, emocionale. Fakti është se kur femrat bëjnë seks shpesh nuk i mjafton të kenë pranë një mashkull çfarëdo. Jo vetëm duhet t’i pëlqejë fizikisht, por duhet ta tërheqje në përgjithësi, për simpatinë, për mënyrën se si lëviz dhe për mijëra arsye të tjera. Kjo ndodh kur nuk janë të dehura, pasi në efektin e alkoolit gjërat ndryshojnë dhe harrojnë me kë po shoqërohen. Sigurisht edhe një femër mund ta ketë të lehtë të njohë një mashkull, ta dëshirojë për një natë dhe ta harrojë të nesërmen. Por ky fakt kërkon disa kushte. Femrat duhet t’ia bëjnë të qartë vetes një gjë të tillë dhe mos të krijojnë iluzionin se pas një nate pasioni ai mashkull do dashurohet me to. Edhe kjo mund të ndodh, por gjithsesi nuk duhen thurur ëndrra.