Të gjithë njerëzit kanë arsyet e tyre të lodhjes. Shpesh herë jemi vetë ne ata që e lodhim veten, të ndikuar nga rrethanat e jashtme.

Por bazuar nga astrologjia, mësojeni se çfarë ju shkakton lodhje deri në rraskapitje, në mënyrë që të mos e teproni.

Dashi – Mos luani me limitet tuaja. Shpesh herë dëshira për të bërë gjëra, ju çon deri në ekstremitete.

Demi – Lufta me veten për të arritur dhe gjetur atë që kërkoni po ju lodh. Tregohuni të kujdesshëm.

Binjakët – Dëshira për të bërë vetë çdo gjë dhe për të pasur kontroll absolut, është ajo që po ju konsumon.

Gaforrja – Dëshira për ndryshim, dhe lufta për tu përshtatur, është ajo që po ju konsumon.

Luani – Fakti që ju vetëm jepni, pa kërkuar asgjë në këmbim, edhe pse është virtyt i rrallë, shpesh për ju kthehet në arsyen pse jeni të lodhur.

Virgjëresha – Dëshira për perfeksionizëm është ajo që po ju konsumon jetën. Nuk është keq ti lini gjërat siç janë ndonjëherë.

Peshorja – Frika nga vetmia, është ajo që po ju lodh e dashur Peshore. Mjaft ndoqët njerëz, ndonjëherë vetmia është gjëja më e mirë që mund të keni.

Akrepi – Sikur të ndiqnit ndonjëherë rregullat, nuk do lodheshit aq shumë.

Shigjetari – Mjaft u përpoqët të jeni argëtuesi i grupit kur nuk jeni mirë me veten. Mendoni më tepër për veten tuaj.

Bricjapi – Ftohtësia juaj përpos faktit që lëndon të tjerët, është arsyeja pse ju vetë jeni të lodhur.

Ujori – Përpjekja juaj për të përmirësuar çdo gjë dhe për të ndryshuar botën, në fakt është edhe arsyeja e lodhjes mendore apo edhe fizike.

Peshqit – Teksa përpiqeni ti bëni qefin të gjithëve, duke mos ditur të thoni jo, po e konsumoni veten.