Ditën e sotme në orën 19:00 do të mbahet protesta e radhës e opozitës. Të paktën 1300-1500 efektive policie janë vendosur në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së opozitës pasditen e sotme.

Mësohet se një numër tjetër efektivësh, përfshirë të forcave të Rendit, FSHN-së, Repartit Shqiponja dhe RENEA-s, do qëndrojnë në gatishmëri nëse do këtë një përplasje të madhe apo del situata nga kontrolli. Efektivët janë të komisariateve të kryeqytetit por në ndihmë të tyre do vijnë dhe policë nga rrethet për të mbrojtur Kryeministrinë, Ministrinë e Brendshme, Parlamentin dhe Kryesinë e Kuvendit.

Parlamenti është i rrethuar nga tela me gjemba. Gjithashtu është bërë pastrimi i kamerave të sigurisë në shesh që shërbejnë për qartësi të akti Nga ana tjetër, policia ka edhe një “surpizë” për protestën, pasi nëse herët e tjera ajo është mbajtur në errësirë para Kuvendit, këtë herë policia ka vendosur disa prozhektorë të medhenj që pritet të bëjnë dritë në të gjithë perimetrin e protestës.

Këto prozhektorë vendosen për të identifikuar protestuesit e dhunshëm që mund të jenë sot. Nga ana tjëtër si asnjëherë më parë, policia ka dalë në një deklaratë për media sot para proteste, duke paralajmëruar reagim për çdo akt dhune.