Pas lajmit se nuk do të lejohen me celularët në shkolla Rama paralajmëroi edhe një aksion tjetër të qeverisë.

Gjatë fjalës që mbajti sot në takimin me mësuesit e punësuar nga portali “Mësues për Shqipërinë”, Rama tha se do të përgatitet vendimi që do të ndalojë përdorimin e celularëve edhe në institucione.

“Nuk do lejojmë celularë në shkolla, as për fëmijët e më vjen keq as për mësuesit, mësuesit duhet ti dorëzojnë në fillim të mësimit dhe ti marrin në fillim të mësimi dhe në muajin e parë duhet ta bëjmë muaj edukimi.

Muajin e dytë merren dhe hidhen në plehra nuk i kthehen më atij që e ka, se janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit arsimor.

Dhe ç’bëjmë me lëndët ndotëse me rrezikshmëri të lartë? I varrosim dhe i riciklojmë.

Ndërkohë që po përgatitemi edhe për vendimin që të heqim celularët nga institucionet që janë bërë si klube interneti të gjithë”- tha Rama.