Reforma në Drejtësi ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit, ku nuk i ka shpëtuar akuzave nga opozita dhe presidenti Ilir Meta se është “kapur” nga kryeministri Edi Rama. Kur kanë kaluar 3 vite nga miratimi i saj, Ambasada Amerikane nëpërmjet një postimi në rrjetet social, ka publikuar një video ku ka shpjeguar se çfarë është Reforma në Drejtësi , si po zbatohet ajo dhe si do të ndikojë në jetën e shqiptarëve.

“Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Sot, në 3 vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi, shihni këtë video të thjeshtë për të mësuar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit”, shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane,

Kjo video vjen në 3-vjetorin e Reformës në Drejtësi, ku në mesnatën e 21 korrikut, paketa e ndryshimeve kushtetuese u miratua me 140 vota pro.