Një asteroid monstruoz që me perimetra i përafrohet Statujës së Lirisë do të mund të rrezikojë planetin tonë nesër, zbuloi NASA. Asteroidi, i quajtur Asteroid 2018 WX1, pritet të kalojë në mëngjesin e së premtes, më 7 dhjetor.

Kalimi i asteroidit do të paraprihet nga një trup qiellor shumë më i vogël, rreth 28m, që kalon planetin rreth orës 6.51 në mëngjes.

Megjithatë, agjencia hapësinore tha se Tokës nuk i cënohet ekzistenca, ngase atmosfera supozohet t’i djegë këta dy trupa qiellor

“Gurët hapësinorë më të vegjël se rreth 25 – 82 metra – ka gjasa të digjen kur hyjnë në atmosferën e Tokës dhe të shkaktojnë pak ose aspak dëm”, deklaroi Nasa.

NASA pret që asteroidi të rishfaqet pranë Tokës më 9 gusht 2019.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here