Miti i kinemasë franceze Alan Delon do të marrë Palmën e Artë për karrierën në edicionin e 72-të të Festivalit të Cannes 2019, event që do të mbahet nga data 14-25 maj. Njoftimi është bërë zyrtarisht në prag të prezantimit në Paris të seleksionimit zyrtar. Në moshën 83-vjecari aktori më në fund do të vlerësohet me çmim në Croisette.

‘Si pjesë e tërë e kinemasë, veprat e tij më të bukura dhe mitet e tij, do t’i japin në 2019 aktorit Alen Delon çmimin e karrierës.
Alena Delon performoi për herë të parë në ekranin e madh të kinemasë në 1957 me ‘Godot’. Në karrierën e tij ai ka koleksionuar 95 filma si aktor, 30 si producent 3 si regjisor.

Një aktor i madh por dhe një mashkull i bukur i adhuruar nga femrat në të gjithë botën, në jetën e tij private ai ka 8 fëmijë (edhe një të cilin nuk e ka njohur), dhe një jetë prej rebeli që e ka bërë yllin më të madh hollywoodian të të gjitha yjeve të kinemasë europiane.

Interpretimi i parë i suksesshëm ishte me personazhin e Tom Ripley në ‘Krimi ne mes të ditës’, një film i Rene Clement në 1960. Është një tërmet artistik dhe tregtar për karrierën e tij filmi pasionant me Romy Schneider, me të cilën u njoh në sheshxhirimin e ‘Dashnorja e pastër’, duke bërë për vete Parisin, Francën, kinemanë. Sërish në 1960 në Itali ai është pjesë e ‘Rocco dhe vëllezërit e tij’. Më pas takon Michelangelo Antonioni (“L’eclisse”, 1962) dhe triumfon me ‘Leopardi’, film që mori Palmën e Artë në 1963. Shfaqja e tij e fundit në ekranin e madh është në rolin e Giulio Cesare në ‘Asterix në Olimpiadë’.