Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk pranon të komentojë zhvillimet politike në Shqipëri, pas mosdekretimit të Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm.

I pyetur nga mediat në Kosovë, Haradinaj tha preferoi të mos përzihet në punët e brendshme të Shqipërisë.

“Nuk kam të drejtë të përzihem në nominimet e Qeverisë të Shqipërisë.

E kam mik Ilir Metën, por këto nuk janë tema që mund t’i komentojmë”, ka thënë Haradinaj për KTV.

Presidenti Meta refuzoi ditën e djeshme dekretimin e Gent Cakaj si ministër të Jashtëm.