Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka vizituar sot spitalin e Burrelit për të parë nga afër situatën në urgjencë dhe maternitet.

Manastirliu, u shpreh se edhe në këto ditë të motit të vështirë, vijon patronazhimi nga mjekët e materniteteve të Tiranës në maternitetin e Burrelit, duke iu dhënë mundësi grave dhe vajzave të kësaj zone të marrin shërbimin afër vendbanimit. “Përmirësimi i shërbimit është i dukshëm, por këtë vit spitali i Burrelit do të njohë investime të rëndësishme”, tha ajo.

“Jemi duke përfunduar projektin për rehabilitimin e spitalit dhe maternitetit të Burrelit, që do të sigurojë një standard të ri shërbimi për qytetarët”, tha ministrja.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here