Kostot e larta të inputeve bujqësore kanë qenë gjithnjë një barrë e madhe për fermerët.

Ajo rritet, sipas fermerëve, nga çmimet e larta të produkteve të autorizuara për përdorim në bujqësinë organike, si ushqim për kafshë, pleh dhe produkte të autorizuara për mbrojtjen e bimëve, si dhe agjentë pastrimi dhe aditivë që përdoren në prodhimin e ushqimit.

Por që nga 1 janari hyri në fuqi ligji për heqjen e TVSH-së për të gjitha inputet bujqësore. Kristofor Gjeçi nga Divjaka thotë se, në pikën e tij ky vendim u reflektua në ulje çmimesh.

Megjithatë, Kudret Doga, fermer dhe tregtues i inputeve thotë se çmimet nuk kanë pësuar ende ulje, për shkak të tregtimit të produkteve të vjetra.

E ndërsa kjo është hallka e parë që i vjen në ndihmë fermerëve, një problem tjetër për ata mbetet çmimi i lartë i karburantit, i cili bën që çmimet e mekanikës bujqësore të jenë të larta.